Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e New Yorkut ka arrestuar një mësuese e cila dyshohet se i ka injektuar vaksinën anti-covid nxënësit të saj. Sipas medieve të huaja, Laura Russo e kreu injeksionin në shtëpinë e saj, pavarësisht se nuk ka asnjë kualifikim mjekësor dhe pa miratimin e prindërve të tij.
54-vjeçarja u arrestua në mbrëmjen e Vitit të Ri dhe mund të përballet me 4 vite burg. Nuk është e qartë se cilën vaksinë injektoi Russo te nxënësi i saj 17 vjeçar.
Deri më tani në SHBA lejohet vetëm vaksina Pfizer për personat nën moshën 18 vjeç. Injeksionet e vaksinës mund të jenë të rrezikshme nëse nuk kryhen si duhet.