Kraja çuditet me të rinjtë: Mirë që flasin e shkruajnë perfekt anglisht, po shqip pse nuk mësojnë?

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mehmet Kraja, kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë, i habitur thotë se përse të rinjtë kosovarë flasin dhe shkruajnë në mënyrë perfekte anglisht, nuk dinë ta shkruajnë po aq mirë edhe shqipen. Sipas tij, shpëtimi i vetëm në këtë situatë është që njerëzit të lexojnë më shumë.

“Nëse ka shumë djem dhe vajza në Kosovë, të rinj kryesisht, që e flasin perfekt anglishten, çuditem pse për tërë jetën e tyre nuk arrijnë ta mësojnë shkrimin. Nëse e shkruajnë mirë anglishten, pse nuk e shkruajnë mirë shqipen? Është një gjë që duhet ta tejkalojmë. Këtë nivel shkrimi duhet ta tejkalojmë njëherë e mirë”, tha Kraja.

Gjuhët e huaja duhet të vazhdojnë të mësohen e të fliten, por Kraja thotë se nevojitet përkushtim për ta mësuar edhe shqipen.

“Sepse nuk ka mendim pa gjuhë. Nëse jemi sakat nga gjuha, e kemi sakat edhe mendimin. Këtu është telashja (problemi). Është një telashe shumë e madhe puna e gjuhës. Nuk mund të ketë zhvillim, as mendor, as të komunikimit, as të artit, as institucional, pa zhvillim gjuhësor”, tha ai në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Zjarr Tv Ad