Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas dështimit të arritjes së një marrëveshje mes grupit të Berishës dhe Alibeajt për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.
Një ditë më parë, Berisha tha se kush e prek flamurin dhe logon e partisë, i ka bërë hesapet shumë keq. Për këtë, Bardhi thotë se nuk e merr si kërcënim.
Sipas tij, çdo përpjekje e demokratëve duhet të jenë për të mos e dëmtuar më tej emrin e mirë të PD-së, sidomos për interesa personale.
Ndërsa për mbledhjen e thërritur sot nga Alibeaj, Bardhi thotë se do të vendoset mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin.
Bardhi: Flamuri i PD është i shenjtë, çdo përpjekje e çdo demokrati duhet të jetë për të mos e dëmtuar emrin e mirë të PD-së për interesat e tij personale. Nuk e marr si kërcënim fare. Ndoshta është kërcenim se nuk para intimidohem nga kërcënimet. Kam bërë dhe do vazhdoj të bëj që që besoj, nuk intimidohem. Takimi i thirrur sot ka qenë i thirrur nga Alibeaj dhe është diskutimi i vendimmarrjen mbi qëndrimin e djeshëm nga grupi i PD-së. Do diskutohet për hapat e mëtejshëm, unë kam të qartë qëndrimin tim në mbledhje por nuk vendos unë.
Ndërsa për negociatat me Palokën, Bardhi deklaroi se ishte kusht pranimi i statutit të 11 dhjetorit, për çfarë ai nuk ishte i autorizuar të pranonte.
Në bnjë intervistë për News24, ai tha se zgjedhjet përballë Ramës nuk fitohen me statut dhe se objektivi me të cilin shkoi në bisedime ishte fitorja e zgjedhjeve lokale dhe gjetja e një formule për kandidatë fitues.
Zheji: Mendoj që ky grup do nxjerrë kandidat të tyrin në zgjedhjet lokale, atëherë duket se këta vërtetë do certifikohen si një forcë politike, por fitorja e së majtës do jetë gjithmonë e më bindëse. Nuk e di si do justifikohen në publik. Këta janë ata që quhen rrufepritës, te këta do shkarkohet e gjitha. Gjithë fajin e kanë këta, janë të shitur te Rama, Taulant Balla bën atë koordinimin. I gjithë faji do bjerë mbi këta. Skema është gati për t’u shkarkuar te këta. Problemi është çfarë do ndodhë më pas.
Bardhi: Pasi jam mandatuar nga kolegët e grupit parlamentar, kam bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një formulë bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Unë kam ezauruar të gjitha mundësitë e mia brenda grupit parlamentar që kjo të arrihej. Për fat të keq dje kemi marrë një përgjigje finale. Kemi qenë prej 3 javësh në bisedime me njeri-tjetrin. Kam pasur propozime. Javën që shkoi kam paraqitur dhe një dokument. Pati brenda grupit parlamentar që e panë atë alternativë si shumë të zbutur, ose ulje koke, por unë u përpoqa për një zgjidhje që ishte unifikimi i opozitës në zgjedhje. Morëm dje një përgjigje që ata janë të gatshëm për çdo gjë që përfshin statutin e tyre.
Ishte diçka për të cilën unë nuk isha i mandatuar për të biseduar. Ama kishim arsye për t’u ulur dhe gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale sepse kanë një specifikë sepse është kandidati në njësitë vendore. Nëse ne arrinim të identifikonim një formulë që na çonte drejt një kandidati të përbashkët, pa bërë atë që na kërkohet, imponimi me dhunë i një mendimi që nuk është mendimi ynë. Ajo që u propozua, ngritja e një këshilli të përbashkët politik, ku kandidatët të zgjidheshin përmes primareve dhe sondazheve. Primaret do i organizonte Këshilli i përbashkët politik, do ishte një proces konsensual.
Nuk kam kërkuar 50% të aksioneve të partisë. Ashtu do ishte nëse do kishim kërkuar një numër të caktuar bashkish.
Zheji: Ky këshill do funksiononte me numër të barabartë anëtarësh. Kush do e bënte diferencën.
Bardhi: Diferenca do ishte konsensusi. Nuk do zgjidheshin kandidatët. Këshilli garantonte rregullat e lojës, mbikëqyrjen e procesit, kontrollin total të procesit. Kandidatët do të zgjidheshin nga sondazhet dhe primaret. Nuk kam hyrë në këto bisedime me asnjë kërkesë për të marrë përqindje kaq këtu dhe aq atje, por me një set rregullash dhe parimesh që i jepnin garanci çdo demokrati.
Sondazhet për kandidatët që do të futeshin në primare. Primaret do të kishin 50% të pikëve në përzgjedhjen e kandidatëve, sondazhi do kishte 50% të pikëve në përzgjedhje. Duke i bërë bashkë do dilte kandidati që duhet të mbështesnim.
Ajo që ishte si përgjigje që unë e kisha paralajmëruar që ishte e papranueshme, ishte që pala tjetër ka një statut dhe ne do duhej t’i nënshtroheshim statutit të tyre.
Zheji: Kjo është tepër teorike dhe praktikisht nuk heq dorë nga bindja ime që i është kërkuar Sali Berishës nëpërmjet Palokës që të ketë kontrollin 50% të konsensusit mbi primaret. Kandidatët që do zgjidheshin do ishin të certifikuar nga të dy palët.
Bardhi: E rëndësishme është që secila palë në PD të mos ishte as bllokuese, as imponuese në këtë proces. Por të ishte një proces që ndihmonte frymën e konsensusit sepse ndihmonte fushatën. Nuk kemi hyrë në diskutime në detaje. kam qenë i prirur të diskutoj mbi parime. Nuk kam bërë asnjë diskutim jashtë rregullave të lojës. Z. Paloka ka qenë krejt korrekt në gjithë bisedimet që kemi zhvilluar dhe unë dua ta falënderoj se kemi bërë bashkërisht përpjekje. nuk bëj përgjegjës z. Paloka për dështimi ne këtyre bisedimeve sepse besoj se ishte zëdhënës i nëj grupimi, siç isha dhe unë.
Nuk arrij dot ta interpretoj deklaratën e z. Paloka, se çfarë ka nënkuptuar duhet ta pyesni atë. Unë kam hyrë bisedime për demokratët dhe për të pasur mundësi për qytetarët për një alternativë konkurruese në zgjedhjet e 14 majit.
Kjo retorika ka çuar në situatën që jemi sot. Kjo është një retorikë që e dëmton opozitën. Rama nuk mundet me statut. Flasim nga mëngjesi deri në darkë për një regjim që ka shkelur kushtetutën e vendit dhe nga ana tjetër themi do ta mundim Edi Ramën me statutin me 40 faqe të PD. Rama nuk mundet me statusin e PD-së, por duke bërë çdo demokrat bashkë. Unë kam shkuar pa statut në bisedime, me gjithë dispozicionin tim për të arritur një dakordësi që opozita të përfaqësohej nga një kandidat. Pala tjetër më vuri statutin e 11 dhjetorit. Ose unë duhet të njihja statutin e 11 dhjetorit, ose nuk bëhemi bashkë. Ne duhet të zgjidhnim si të shkonim me një kandidat të përbashkët. Pala tjetër erdhi me objektivin që unë të njihja statutin e 11 dhjetorit.
Zheji: Negociatat u shkatërruan që në momentin Paloka ka kërkuar njohjen e statutit, pra të bëhet de fakto një bashkim në një statut të vetëm përbashkues. Nëse do kishte një formulë që të krijonte dhe një pajtim statutor, cili nga kongreset 11 apo 18 dhjetori, që demokratët i njohin të dy statutet, mund të zgjidhej. Me sa duket ka pasur njëra palë që ka kompleksin e superioritetet dhe tjetra palë kompleksin identitar.
Fakt është që nëse do nxjerrin kandidatin e tyre dhe për mendimin tim është e drejta të nxjerrin kandidatin e tyre, prapë do akuzohen që kur u bënë zgjedhjet në Tiranë nuk dhanë mbështetjen maksimale.
Do jenë tre kandidatë nga opozita, po të paktën do kemi një divorc serioz, një parti reale dhe do humbasim shumicën e bashkive, por do fitojmë një subjekt politik të ri.
Bardhi: Rreziku që përmend Zheji qëndron. Copëzimi i alternativës së opozitës e dëmton opozitën, veçanërisht në zgjedhje lokale dhe kjo është arsyeja pse ishim dhe jemi të destinuar për të dalë me një kandidat. Situata në PD është sui generis, e jashtëzakonshme, prandaj para qëllimit do zbatojmë nenin 12 apo 13 të statuti, duhet të prevalonte do fitojmë apo jo zgjedhjet në bashkitë lokale.
I njëjti rregull nuk u ndoq për Partinë e Lirisë. Z. Berisha firmosi një marrëveshje koalicioni me PL dhe bëri shumë mirë sepse nuk ka asnjë rregull statutor që mund ta pengonte, por ndërkohë kompetencën sipas statutit të PD-së për një marrëveshje të tillë vendos Këshilli Kombëtar i PD-së, i cili në rastin konkret nuk është pyetur.
Kur ka vullnet dhe vullneti është për të arritur një qëllim të mirë siç është fitorja e zgjedhjeve, nuk duhet të ketë asnjë rëndësi se kush është statuti në fuqi brenda PD. Kjo është ta mbash debatin brenda partisë të ndezur, të dëmtosh frymën e fushatës zgjedhore dhe të mbash konfliktin në vend të zgjidhjes. Ne hymë për të ofruar zgjidhje, kemi ofruar disa zgjidhje, nuk ka marrë asnjë propozim alternativ parimor.
Nuk hyj në bisedime kush janë bashkitë që doni ju, që të caktoni kandidatë. Këto nuk janë diskutime që mund të bëhen me mua. Ka pasur dje një deklaratë të z. Paloka që ata mund të identifikonin disa bashki dhe kandidatë dhe ne do i mbështesnim. Që këtu ka rënë koncepti i votës sepse ti i paske të paracaktuar kandidatët.
Zheji: Akoma keni iluzionin që nuk janë përcaktuar kandidatët.
Bardhi: Nuk kam asnjë iluzion që kandidatët janë paracaktuar. T’i them madje tre të paktën për bashkitë kryesore që janë të paracaktuar.
Zheji: Po na i thuaj. Duhet t’i çlirojmë shqiptarët nga bindja se primaret janë të fshehta.
Bardhi: Unë jam me letra të hapura në qoftë se i shërben interesit publik.
(Edi Paloka mesazh pas deklaratës së shfaqur): Pyetja nga gazetarët ka qenë kujt i intereson prishja e bisedimeve.
Bardhi: Krejtësisht korrekte ndërhyrja e z. Paloka.