Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reagon për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku sot u mbajt në Bruksel Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Në një postim në “Facebook”, shoqëruar me një deklaratë të saj të bërë kur drejtonte Kuvendin, Topalli shkruan se Shqipëria e pagoi me 10 vite vonesë hapjen e negociatave, pasi para 10 vitesh Evropa i kishte vendosur kusht Shqipërisë që të votonte 3 ligje, por opozita e asaj kohe (PS) nuk pranoi.
Postimi i Topallit:
“Gjatë gjithë këtyre viteve kam menduar se si për tekat ose pa aftësine e politikanëve vendi mund të rrëshqasë aty ku nuk mund të mendohet.
10 vite me parë , EU i kishte vendosur kusht Shqipërisë , që të votonte 3 ligje.
Këta kërkonin 84 vota, dmth pa votën e opozitës nuk kalonte. Opozita e asaj kohe nuk pranoi, duke shpikur justifikime qesharake. Shqipëria e pagoi me 10 vite vonesë hapjen e negociatave.
( ky është vetëm një rast)”