Myslim Murrizi sulmon ashpër deputetët demokratë që i kanë kërkuar largimin Luzlim Bashës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 Marsit.
Përmes një postimi në Facebook, Murrizi i ironizon duke thënë se duan të duken si parimorë pasi “votuesit e PD-së i degjeneruan me votë”, duke i kërkuar Bashës “të bëjë një hap pas”.
Reagimi i plotë i Murrizit:
Të pafytyrët dhe palaçot ordiner, pa moral, pa karakter, pa dinjitet që kanë në xhep një mandat deputeti, e dinë politikën tango, dhe PD pistë vallzimi për tango, ku soj i këtyre mostrave që veshin tango mund të vallëzojne si dhe sa herë të duan, bile edhe me tango në qafë
Çfarë ndodhi, që këta “pro” amerikanë të “mëdhenj” të datës 9 shtator, të shndërrohen në anti amerikan pas 6 muajsh???????
ÇFARË METAMORFOZE PËSUAN KËTA LËTYRA QË PUNOJNË NË KUVEND SI DEPUTET??????
Për tu dukur si parimorë pas pilafit dhe pasi votuesit e PD i degjeneruan me votë më datë 6 mars, i thonë sot Bashës bëj një hap pas
Pastaj dy hapa para, një hap djathtas, tre hapa majtas, katër rrotullime në vend, pesë kërcime pupthi, gjashtë rrofishata, shtatë pompa barkas, tetë ulje ngritje me by…nëntë metra zvarritje dhe 10 kilometra vrap
E kur dëgjova që kishin kërkuar doreheqien e Bashës, edhe Garz Bardhi, edhe Enkel Alibeja, edhe vete Jori Tabak-Incerenatori, u binda dhe berrtita me te madhe: Basha mos ik
Aty rri edhe 2-3 dite sa ti mbushet mendja edhe Orjolës, Inës, Sajes dhe Bledionit, dhe pastaj thuaj që tani nuk kam çfarë bëj më kryetar PD se më braktisën edhe këta qe kishin 95% te elektoratit me vete
Aaaaa se desh harrova
PO YURI ÇFARË MENDIMI KA PËR KËTA “PRO” AMERIKANET E DJESHËM DHE “ANTI” AMERIKANËT E SOTEM??????
Ehhhhh çfare “halli” e ka gjet AMERIKËN tani që garzi, keli dhe jori kërkojnë që luli të vallëzoj një hap pas e dy majtas!!!!
Apo nuk është edhe kohë lufte!!!
Mire Rusisë dhe Putinit që po i vendosin çdo ditë sanksione, por kush çan trapin edhe me keta “qeflinjt” e tangos qe gjoja po i mbanim si “ lidera” perendimor te PD, mund te “thone”Amerikanet!