Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ermal Mamaqi është duke punuar për filmin e tij të dytë ‘I love Topoja’, pas suksesit me filmin “Dy gisht mjatë”
Pjesë e tij janë bërë personazhe të njohur, po mes tyre duket se do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Po po, siç e lexuat!
Në rrjet po qarkullojnë disa foto ku Rama shihet mes kastit të aktorëve, i veshur me të zeza, një bluzë të kuqe dhe paruke në kokë.
Ai ka vendosur lente në njërin sy dhe me siguri të gjithë do të habiteni me pamjen e tij. Ende nuk dihet se cili do të jetë roli i kryeministrit në film.
Ndërkohë, mbetet të presim derisa filmi “I love Tropoja” të dalë në çdo kinema për t’u parë se cili do të jetë roli i tij në komedinë e aktorit.