Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka shpërndarë në llogarinë e tij foton e një të moshuari që ka rënë në një pusetë të hapur në Tiranë. Kandidati i primareve të PD për Bashkinë e Tiranës, thotë se të moshuarin e kanë nxjerr prej andej të rinjtë e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
“Sapo ka ndodhur! Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ndihmojnë të moshuarin të dalë nga gropa e hapur ku ka rënë, në një qytet me trotuare të shqyer, ku nuk di ku të hedhësh këmbët.
Mos duhet të presim zgjedhjet e Majit për të mbyllur gropën me fanfara, fotografë e kameramanë? Ky model duhet të marrë fund! Kjo tallje me qytetarët duhet ndalur me çdo kusht”, shkruan Këlliçi teksa publikon foton.