“I ndërprenë fluturimin”, mediat greke jehonë incidentit të Ramës në avionin e kompanisë Lufthansa

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit në lidhje me incidentit e kryeministrit Edi Rama në bordin e avionit të Lufthansa-s në dhjetor të vitit të kaluar.

“Protothema” shkruan “Edi Ramës iu përplas porta në fytyrë nga Lufthansa sepse nuk zbatoi rregullat”.

Sipas medias gjermane dhe u tha se Rama ka refuzuar të zbatonte rregulloren dhe nuk ka pranuar të vendosë maskën gjatë udhëtimit nga Frankfurti drejt Detroit. Pasi nuk u bind në fillim, ekuipazhi i avionit u detyrua të thërrasë kapitenin për ndihmë, por sërish kryeministri shqiptar nuk ka pranuar të vendosë maskën.

Pas kësaj, Rama u shoqërua nga policia federale gjermane. Ka qenë një punonjës i Ministrisë së Jashtme gjermane që e ka bindur Ramën të vendosë maskën, për të vijuar fluturimin.

“Edi Rama shkaktoi një skandal gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit, pasi nuk donte të mbante maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte mosmarrëveshjen, erdhi policia”, thuhet në botim e medias greke.

Kujtojmë që në lidhje me këtë lajm, dje reagoi edhe Drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili tha se lajm është i vjetër dhe nuk ka të bëjë me vendosjen e maskës, por me sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ai publikon edhe dokumentin ku kompania gjermane i kërkon falje kryeministrit Rama.

Zjarr Tv Ad