“I padëshiruar” nga Rama dhe deputetët socialistë, Dritan Leli uron PS-në për 31 vjetorin

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndonëse është “i padëshiruar” nga kryeministri Edi Rama dhe deputetët socialistë, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, nuk mund të qëndronte pa uruar Partinë Socialiste në ditëlindjen e 31.

Përmes një postimi në “Facebook”, Leli pak minuta më parë ka uruar PS-në për 31-vjetorin.

“Prej të gjithë socialistëve që zgjodhën të transformojnë Shqipërinë, për të gjithë socialistët që do ta vazhdojnë këtë rrugë edhe në të ardhmen, Gëzuar Ditëlindjen PS!”, shkruan Leli.

Kujtojmë se pasditen e sotme jashtë ambienteve të selisë rozë dhjetëra socialistë janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e kësaj force politike.

Në mesin e shumë politikanëve dhe figurave të njohura, tërhoqën vëmendje dhe disa elementë nga opozit. Festës së Partisë Socialiste i’u bashkuan deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.

Zjarr Tv Ad