I shoqëruar nga Dritan Abazoviç/ Kryeministri Edi Rama niset drejt Kievit: Me ftesë të Presidentit Zelensky…

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Kievit se bashku me Dritan Abazoviç.

Ashtu siç pritej Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Abazoviç, janë nisur drejt Ukrainës së pushtuar prej muajsh nga Rusia, ku pritet të takohen me presidentin Volodymyr Zelensky.

Rama ka postuar disa foto teksa shfaqet me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç në shkallët e avionit “Ismail Qemali” të Air Albania teksa përshëndet me dorë para se të hyjë në kabinë.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad