I shtruar prej ditësh në spital prej korona*virusit/ Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është nisur me urgjencë drejt Turqisë

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është nisur me urgjencë drejt Turqisë, ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, për t’ju nënshtruar trajtimit të të specializuar, pasi prej disa ditësh ka marrë vesh që është i prekur nga korona*virusi. Theksojmë dhe një herë që ish-prokurori, prej disa ditësh po vuante nga sëmundja, ku ishte shtruar në një nga spitalet Covid, të vendit tonë.

Por ditën e djeshme, gjendja e tij është përkeqësuar edhe më shumë, ku u vendos që të nisej drejt Turqisë, për të marrë një trajtim më të specializuar. Pas largimit nga posti i prokurorit, Llalla ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, duke u tërhequr nga jeta publike.

Duhet të kujtojmë që flitet se për dy muajt e fundit, janë nisur të 80 chartera me figura të ndryshme në vend drejt Turqisë. Ditën e djeshme, imzot George Frendo u nis për trajtim të specializuar drejt Italisë, ndërsa një ditë më parë, Janullatos u nis drejt Greqisë për t’u trajtuar nga korona*virusi.

Ende mbetet e paqartë, se përse figurat e rëndësishme po zgjedhin të mos trajtohen në Shqipëri, ku Kryeministri Rama thekson se; kemi kushte njësoj si bota, ku në vendin tonë nuk mungon asgjë për pacientët e infektuar.

Zjarr Tv Ad