“I the demokratëve mos dilni në zgjedhje”, përplasja e fortë e Dudushit me Bardhin

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Alban Dudushi është përplasur ashpër me deputetin demokrat Gazment Bardhi sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Dudushit, me mosnxjerrjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe Këshill në të gjithë vendin, PD u tha në mënyrë indirekte votuesve mos merrni pjesë në zgjedhje sepse nuk duam t’i bëjmë hije Ramës.

Pjesë nga debati:

Rakipllari: Keni shkuar gjykatë më gjykatë për të mbrojtur këtë lloj vule që ka ai.
Bardhi: Po pra, por se zgjidhim dot atë lloj çështje.

Rakipllari: A ka reflektim? Sepse Berishën e keni shumicë.

Bardhi: Patjetër që ka reflektim. Reflektimi i parë vjen në zgjedhjet e 14 majit ku 250 mijë qytetarë shqiptarë që na kishin votuar një apo dy vite më parë qëndruan në shtëpi dhe u distancuan nga ky konflikt që po dobëson opozitën.

Dudushi: U tha Bardhi mos dilni të votoni. Nuk do të nxjerrim kandidat, tha Bardhi.

Bardhi: Unë u thash të mos dilnin të votonin?

Dudushi: Po jo, ti duke qenë brenda strukturave të PD-së the që ne nuk nxjerrim kandidat sepse nuk duam t’i bëjmë hije asaj partisë që nuk ishte partia juaj.

Bardhi: Joo, u thash që të mos fitonte Edi Rama.

Dudushi: Dhe normalisht, ai potencial që kishte Partia Demokratike brenda, ajo parti që deri dje ti e përfaqësoje, praktikisht vendosi të mos dilte fare. Kaq e thjeshtë është kjo histori.

Bardhi: Unë e përfaqësoj akoma… Doli partia, por t’i sip aske ndjek zgjedhjet.

Dudushi: Jo mo dolën ata të Sali Berishës. Dolën 100 mijë ata që dolën për të votuar ata 1-2 kandidat, të cilët prapë i luftuat megjithëse i nxorët vetë. Dolën 200 e ca mijë ishin në shtëpi edhe për shkakun tënd.

Bardhi: Jam për shkakun e konfliktit të ndezur në opozitë sepse nuk mundet një njëri normal t’iu besojë dy pjesëve që hahen me njëra tjetrën.

Dudushi: Thelbësorja në këtë histori është që juve…

Bardhi: E zgjidhim dot atë?

Dudushi: Si e zgjidhim dot? E ça domethënë nëse se zgjidhim dot?! Po rrini ashtu siç ishit. Ashtu rrini, siç ishit kur iu thoshit SHBA-ve nuk iu duam juve, do mbajmë bacën që kemi këtu…

Bardhi: Më fal, ti je zëdhënësi i Shteteve të Bashkuara?!

Dudushi: Jo mo unë nuk jam, por deri dje ishte ti zëdhënësi i SHBA-ve. Tani nuk je…

Bardhi: Jam akoma. E kam thënë dhe e përsëris, mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Sali Berishës unë zgjedh SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe BE.

Dudushi: Këtë tha dhe Lulzim Basha.

Bardhi: Ama me një diferencë, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Sali Berishën.

Zjarr Tv Ad