I vendos emrin Luli, Ylli Rakipi tregon çfarë i ka thënë Sandër Frangaj për Bashën

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat e quajti televizionin “Tv Klan” provincial, i cili shmang apo deformon të vërtetat. Por mbrëmjen e djeshme, moderatori Ylli Rakipi u shpreh në emisionin “Të paekspozuarit” se Sandër Frangaj që zotëron atë televizion e ka injoruar Bashën, madje ka thënë se “kur e bën atë në mëngjes, i vendos emrin Luli”.

Ylli Rakipi: Luli e sulmoi dhe i tha televizion provincial. Sandri duke qenë lezhjan i poshtër, shkon tani mender në banjë në mëngjes dhe nga nxehja e madhe, kishte thënë “unë e bëj atë dhe i vë emrin Luli”.

Arjan Çani: Po kush ta tha?

Ylli Rakipi: Ma thanë këta të Klanit pra.

Ferdinand Xhaferri: E mbyllim emisionin, se unë s’jam komod.

Çfarë tha Lulzim Basha për Tv Klan
I pyetur nga gazetarja e politikës së Tv klan, Jolldiz Mitro, për zhvillimet më të fundit brenda PD-së pas përplasjeve me deputetin Flamur Noka, kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar menjëherë gazetaren e Klan:

Lulzim Basha: “Njëherë dua Jona, që kam respektin më të madh për ty profesionalisht, t’ju them që televizioni juaj duhet të jetë pak më objektiv në pyetje e pastaj edhe në raportime, sepse nuk i takon një televizioni me licencë kombëtare të sillet si një televizion provincial, cili shmang të vërtetën apo deformon të vërtetën”.

Por pyetjes po të gazetares së Tv Klan se cilat të vërteta kishim shmangur sipas tij, z. Basha i përgjigjet se:

Lulzim Basha: “Ti asnjë, as gazetarët e Klanit asnjë, por është mirë që të jeni sa më objektiv dhe që të jesh objektiv do të thotë që të thuash të vërtetën”.

Zjarr Tv Ad