I vihen prangat djalit te deputetit Rraja!

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë pas rastit të bujshëm të Xhisiela Malokut në Fushë-Krujë, bie në prangat e policisë Rexhep Rraja.
Gjykata e Krujës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit të PS, Rexhep Rraja.
Kjo masë sigurie në ngarkim të të riut u vendos pasi Rraja akuzohet për ‘dhunim’ dhe ‘përdhunim’ të Xhisiela Malokut, ish-e dashura e tij.
Kujtojmë se rasti është denoncuar që më datë 21 korrik por u mbajt i fshehur për disa muaj.
Ishte dëshmia e ish-oficerit të stacionit të policisë Fushë Krujë, Emiljano Nuhu, ai i cili akuzoi deputetët Rrahman Rraja dhe Taulant Balla, si dhe kreu i bashkisë së Krujës, Artur Bushi se është kërcënuar me armë në prani të tyre nga ana e vëllait të deputetit që të mbyll dosjen në ngarkim të Rexhep Rrajës, pas kallëzimit të Xhisiela Malokut.

Pas verifikimeve, ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se ishte ushtruar dhunë ndaj vajzës, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkohshme për punë deri në 9 ditë. Ndërkohë, ditën e djeshme, dy të rinjtë u thirrën në komisariat për të dhënë sërish dëshmitë e tyre mbi rastin.

Zjarr Tv Ad