‘I vodhi suksesin Luizës’/ Noka-Ramës: Turpi i këtij vendi do me u ngjit në podium nderi

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj propagandës që kryeministri organizoi për kampionen e Europës në vrap, Luiza Gega.
Noka e ka quajur Ramën një hajdut të shqiptarëve dhe rasti i suksesit të Luizës nuk do të bënte përjashtim pa u vjedhur.

‘Luiza vrap drejt medaljes, Rama vrap drejt Luizës. Turpi i këtij vendi do me u ngjit në podium nderi’,shkruan Noka në  Facebook.


Postimi i plotë: 
Luiza vrap drejt medaljes,

Rama vrap drejt Luizës.

Turpi i këtij vendi do me u ngjit në podium nderi. Pasi vodhi gjithë shqiptarët, për suksesin e Luizës nuk do të bënte përjashtim. Luiza Gega dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi ia dolën me qenë fitues pa shtetin përkrah, pa pllaquritjet e Edi Ramës dhe mjaftistit të tij.

Evis Kushi e akomoduar në vend të parë në autoparadë ishte kulmi i kllounatës qeveritare. Janë aq të rrënuar në imazhin publik sa që duan të ngrefosen podiumeve sikur kanë vrapuar këta e jo Luiza.  Qytetarët kanë dalë për Luiza Gegën. Ju nuk keni bërë asgjë për të. Lereni ta shijojë këtë moment!

Zjarr Tv Ad