Ia dha të motrës për ta fshehur, çfarë u zbulua në telefonin e bashkëshortit të 41-vjeçares që piu fotoksinë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes janë zbuluar në celularin e bashkëshortit të 41-vjeçares që helmoi veten me fostoksinë në banesën e tyre në fshatin Vadardhë të Sukthit.

Mësohet se 45-vjeçari Xhemal Loka ia kishte dhënë telefonin për ta fshehur motrës së tij, por tani që është sekuestruar nga policia së bashku me celularin e viktimës.

Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.

Ka qenë dëshmia e vajzës së çiftit, të cilët ishin prindër edhe të 3 djemve, që ka “fundosur” të atin, pasi ka treguar për hetuesit dhunën psikologjike që Xhemal Loka ka ushtruar drejt të shoqes.

“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, ka dëshmua ajo, pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.

45-vjeçari, i cili ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit, është arrestuar nga policia i akuzuar se e ka nxitur drejt vetëvrasjes. Gjithashtu ai akuzohet se e ka kërcënuar se do e vrasë me thikë në prani të një prej fëmijëve të tyre.

Zjarr Tv Ad