Ia kushtoi jetën skenës dhe koreografisë, ndahet nga jeta profesor Jani Gjergji

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë koreografi dhe valltari Jani Gjergji. Profesor Gjergji ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të koreografit të njohur e kanë bërë me dije miqtë dhe të afërmit e tij në rrjetet sociale.

Gjergji është valltari i 5000 vallëve. 65 vite të jetës së tij ia kushtoi skenës si koreograf e valltar. Ai ka kontribuar në mënyrë vullnetare që arti i valles të kalonte brez pas brezi.

“Çdo ditë të jetës së tij ,ky burr ja ka kushtuar artit ,deri sa mbylli sot sytë. Valltari i 5000 valleve,65 vjet në skenë, si koreograf e valltar ka kontribuar në mënyrë vullnetare që arti i valles të kalonte brez pas brezi. Vitet e fundit të jetës bëri çdo përpjekje për të mësuar fëmijë të çdo moshe ,artin e bukur të valles si dhe të koreografisë. Sot iku një njeri i madh ,një njeri i cili në mënyrë personale përpiqej që të kontribonte pa asnjë interes për Vlorën ,qytetin që u dashurua dhe për të braktisi dhe kryeqytetin. I paharruar Jani” shkruan gazetari Enrik Mehmeti në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad