Në Maqedoni kërkojnë tërheqjen nga “Ballkani i Hapur”: Serbia nuk distancohet nga Putin dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës (Çfarë rrezikohet)

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ziadin Sela, politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut i kërkon qeverisë së vendit të tij që të tërhiqet nga inciativa e “Ballkanit të Hapur” me Serbinë. Në këtë iniciativë bën pjesë dhe Shqipëria.

“Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ndër të tjera Sela. Ai thotë se kjo inciativë është e rrezikshme për sa kohë që Serbia nuk distancohet nga Putin dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës.

“Përveç Bjellorusisë, Serbia ishte vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës.

Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të çoroditur, Kryeministri Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur.

Kjo nuk guxon të ndodhë! Andaj, i bëj thirrje qeverisë që menjëherë të tërhiqet nga iniciativa Ballkani i Hapur për sa kohë Serbia nuk distancohet nga Putini dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës”, shkruan politikani Ziadin Sela.

Zjarr Tv Ad