I pari nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidan, por I vlerësuar 20 milion euro, problem mbetet paga e tij e lartë. I ndryshëm është diskutimi për Jovic. Talenti serb ishte një nga blerjet më të rëndësishme të Real Madrid në merkaton e verës.
Ai u ble 60 milion euro nga Eintracht Frankfurt, por nuk ka bindur me paraqitjejet e tij. Madrilenët kërkojnë ta huazojnë, në menyrë që ai të fitojë eksperiencë dhe Milani është një mundësi e mirë, duke para raportin e shkëlqyer mes dy klubeve.
Ndërkohë, mediat italiane zbulojnë të tjera opsione për sulmin e Milanit. Një ide e “çmendur” flet për transferimin e Mauro Icardi nga rivalët e përjetshëm të Inter. Mision i vështirë, por zgjidhja mund të gjehet te bashkëshortja-agjente e sulmuesit, Wanda Nara që nuk dëshiron të shkëputet nga impenjimet personale që e lidhin me Milanon.
Më i lehtë është operacioni që përfshin Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat është lënë jashtë projektit të Juventusit, ndërsa vetëm pak ditë më parë konfirmoi se kërkon të qëndrojë në Itali pasi refuzoi ofertat e rëndësishme të Manchester United dhe Bayern Munich.