Idajet Beqiri zbërthen vizitën e Bill Klinton në Tiranë: Ogur i mirë për Shqipërinë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në një intervistë televizive, avokati Idajet Beqiri komentoi vizitën e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton në Shqipëri. Beqiri tha se ardhja e Klintonit është një ogur i mirë, që u ndrin sytë shqiptarëve kudo ku ata janë.

“Ardhja e Bill Klintonit në Shqipëri, apo në çdo trevë shqiptare, kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët, është një ogur i mirë dhe evenimenti më i shkëlqyer, i cili u ndrin sytë shqiptarëve. Kjo për përmasat që ka një burrë i tillë, kaq i madh, që udhëhoqi atë që kishin ëndërr të parët tanë, por që e realizuan, me kontributin e madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por të gjitha do të shkonin dëm, nëse nuk do ishte ky burrë i madh, Bill Klinton, i cili mobilizoi gjithë botën, NATO-n dhe vendosi në krye të forcave të NATO-s për të çliruar Kosovën dhe për t’i dëbuar serbët, për t’i dhënë mësimin historik pas 4 luftërave të padrejta që kishte bërë Serbia, njerëzit më të shquar dhe komandues të asaj lufte. Mirënjohja jonë ndaj tyre është e thellë, e jashtëzakonshme. Ai vjen në një moment që më shumë se kurrë i duhet Shqiptarisë. Sepse është momenti historik i ndarjes përgjithmonë nga Serbia të Kosovës, si shtet i pavarur, me kufijtë e saj që i përcaktoi NATO-ja dhe i ka kufij historikë. Kosova duhet të pastrohet njëherë e mirë, gjithë kombi shqiptar duhet të pastrohet nga kjo e keqe e madhe. Ne shqiptarët jemi të bindur që Kosova është shtet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pa to ne nuk do ta kishim Kosovën. Kosova është kontribut i SHBA-së dhe forcës së saj vitale brenda NATO-s, që bëri luftën e parë kundër Serbisë, një luftë shumë e suksesshme sepse e mposhti, forcën e madhe ushtarake të saj dhe çliroi Kosovën dhe e bëri shtet të pavarur. Duam apo s’duam pa SHBA-të nuk ka shtet të pavarur në Kosovë. Sigurinë tonë kombëtare e kemi bazuar te SHBA”, u shpreh avokat Beqiri.

Zjarr Tv Ad