Çim Peka: Rama më ftoi edhe mua, po si mund të shkoja unë në një shfaqje me Sorosin, Ruçin e Bashën. E refuzova

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çim Peka thotë se Edi Rama e ka ftuar edhe atë në ceremoninë e nderimit të ish-presidentit amerikan Bill Clinton para Kryeministrisë, por ai e ka refuzuar.

“Presidenti Bajram Begaj gëzon shëndet të plotë!

Mungesa e Presidentit Begaj në pritjen që Rama i bëri Presidentit të madh Bill Klinton dhe tutorit të qeverisë shqiptare Aleks Soros, vjen në shenjë respekti ndaj institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kreu i shtetit përveç se ishte ftuar në rang ministri duke e injoruar atë, Rama kishte vendosur ti thoshte Presidentit Bill Klinton se ti nuk vlen as sa Sekretaria e Shtetit, Hillari Klinton vetëm e vetëm që Presidenti Klinton të mos e takonte Presidentin Begaj.

Prova;

Dekoratat që jep Presidenti janë më të lartat në hierarki, Sekretarja Klinton ishte dekoruar nga Presidenti Nishani me dekoratën më të lartë.

Ndërkohë Presidenti Clinton dekorohet me të njëjtën dekoratë që mori ish-ambasadorja Juri Kim, pasi këto dekorata ka të drejtë t’i japë kryeministri.

Si përfundim, Edi Rama është thjeshtë një i sëmurë mendor që mendon se sot është monark dhe për të nuk ka pikë rëndësie hierarkia institucionale, mjafton të flitet vetëm për të.

Qesha me ftesën që më dërgoi Rama për të qenë pjesë në barazimin e peshës së Bill Klinton me Juri Kim. Sigurisht që nuk shkova në të njëjtën shfaqje që ishte edhe Aleks Soros, Gramoz Ruçi e Lulzim Basha”, shkruan Peka.

Zjarr Tv Ad