Bushati: Klinton në Tiranë e solli Soros. Hila: Ai është mbreti i botës, nuk merr mendjen e Sorosit!

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati tha në Euronews Albania se vizita e Bill Clinton në Tiranë është ndërmjetësuar dhe financuar nga fondacioni Soros.

Sipas tij, mesazhi më i fortë që dha Clinton gjatë vizitës së tij në Tiranë ishte ai që godiste Albin Kurtin.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati.

Nderkohe Dritan Hila deklaroi se Clinton nuk është naiv në politikë, pasi ai ka udhëhequr botën.

“Arsyeja se pse është në Tiranë, i një lloj kritike ndaj Albin Kurtit si një lloj tërheqje vëmendje kjo pak rëndësi ka mund ta komentojmë gjatë gjithë kohës, por unë nuk mendoj se njeriu që veprën më të madhe, luftën më të çmuar ka çlirimin e Kosovës, të mund ta shkëmbejë me një qokë për Sorosin apo djalin e Sorosit. Clinton nuk është naiv, të mos harrojmë se ai ka qenë “mbreti i botës”, – tha Dritan Hila.

Zjarr Tv Ad