Ikën Tahiri, vjen Braho

0
279
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pasi njoftoi publikisht dorëzimin e mandatit të deputetit, Saimir Tahiri zyrtarizoi vendimin e tij për t’u larguar nga Parlamenti. Me një shkresë zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ish-ministri i Brendshëm kërkon nisjen e procedurave ligjore që e zhveshin atë nga mandati i deputetit. Tahiri nuk u paraqit vetë pranë ambienteve të Kuvendit por e dorëzoi shkresën përmes një bashkëpunëtorëve të tij. Tani Kuvendi duhet t’i komunikojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vakancën e krijuar dhe kalimin e mandatit te kandidati pasardhës në listës shumëemorore të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, që është Spartak Braho. Ky i fundit fillimisht hezitoi, duke theksuar se nuk e dinte nëse do të pranonte të rikthehej në Parlament. Por pas një takimi që zgjati më shumë se një orë me kryeparlamentarin Rucci paraditen e të premtes, mësohet se është bindur të zëvendësojë Tahirin në Kuvend. Ish-deputet i LSI-së, Spartak Braho kaloi me Partinë Socialiste që në zgjedhjet e fundit, ndërsa prej disa muajsh është edhe anëtar i Asamblesë së PS. Por korridoret e politikës vlojnë nga zërat, sipas të cilave Braho nuk do të jetë i fundit. Dyshimet se disa deputetë të LSI mund të kalojnë me PS-në u shtuan kur dy javë më parë Robert Bitri nuk zbatoi vendimin e grupit për të braktisur seancën.

Zjarr Tv Ad