New York, përfshihet për herë të parë gjuha shqipe në shkolla

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipja i është shtuar listës së gjuhëve të mësimit që ofrohen në institucionet arsimore amerikane. Një shkollë në lagjen Bronks në Nju Jork do të ofrojë programin e parë mësimor dygjuhësh shqip-anglisht, pasi në këtë shtet regjistrohet edhe komuniteti më i madh i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në shumë gjuhë të ndryshme e që prej të enjtes, listës i është shtuar edhe gjuha shqipe. Sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar në vitin 2015, janë regjistruar 60.000 banorë me origjinë e trashëgimi shqiptare të cilët jetojnë në shtetin e Nju Jorkut, më shumë se në çdo shtet tjetër, duke e bërë mësimin në gjuhën shqipe një domosdoshmëri. Nisur nga kjo nevojë, shkolla PS 105 Morris Park në Bronks do të jetë shtëpi e programit të parë të dyfishtë mësimor shqip-anglisht. Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, një shqiptar i brezit të dytë, u shpreh krenar për punën e bërë në hapjen e këtij programi të ri.

Zjarr Tv Ad