Ilir Beqaj: Çfarëdo që të ndodhë, PS nuk bie nën 72 mandate më 25 prill…

0
542
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Ilir Beqaj, është shprehur se; çfarëdo që të ndodhë, Partia Socialiste nuk bie nën 72 mandate, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë besoj se, çfarëdo që të ndodhë, ne nuk biem nën 72 mandate, bazuar në vlerësimin tim qark pas qarku. Mund të mos marrim dot 78, por në vlerësimin tim, ne minimalisht 72 mandate i kemi të garantuara”, kështu është shprehur Beqaj, në një intervistë për “A2”.

Gjithashtu, Beqaj tha se; shqiptarët do t’i japin PS një mandat të tretë, pasi sipas tij, kjo parti, është e vetmja forcë që ka vendosmërinë edhe zotësinë, për t’u përballur me sfidat që i hapen Shqipërisë.

“Jo vetëm për çfarë kemi bërë në këto 7 vite, por në kuptimin se çfarë nevojash lindën në këto 7 vite, sidomos mënyra se si ne jemi përballur me rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga ngjarja e 26 nëntorit 2019 dhe pandemia. Ne jemi e vetmja forcë që kemi edhe vendosmërinë edhe zotësinë për t’u përballur me sfidat që i hapen Shqipërisë në dekadën e re, edhe në kontekstin e pandemisë. Kush ka marrë angazhime në vitin 2013, i ka përmbushur dhe tejkaluar. Ka bërë edhe në rastin e tërmetit, në 14 muaj, atë që s’ka bërë në 30 vjet asnjë vend tjetër”, kështu është shprehur deputeti i PS-së, Ilir Beqaj.

Zjarr Tv Ad