Ilir Demalia: Tom Doshi, copë mishi, që nuk njeh as fjalën socialdemokraci!

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ilir Demalia

Banditizmi dhe katunarizmi janë bërë legjitimitet institucional sundues

Ndëgjojeni se sa të hapur e ka injorancën Tom Doshi!
Ndiqni artikulimin e tij si të jetë i nivelit tē shkolles fillore!
Shikoni shprehinë e fytyrës së një cubi malesh, një kontrabandisti të naftës me Malin e Zi në fillim vitet 90, e një krimineli !

Shikoni njeriun qē është I disenjuar nga SHBA non-grata për korrupsion të lartë dhe lidhje me krimin, ka parti politike (bandë cubash) dhe ka të drejtën të garoj me bandën e cubave në zgjedhje!

Ky copë mishi nuk di se çfarë është as fjala socialdemokraci dhe sa merr vesh gomari nga muzika merr ky nga politika. Kjo tregon gjëndjen e rëndë të banditizmit politik, gjëndjen e rëndë të një drejtësie kapur dhe kontrolluar nga krimi, pasi ky dhe të tjerë si ky sot kanë kontroll politik-mediatik me tallava banalizimi programesh dhe emisionesh që paguhen nga krimi dhe kriminelët dhe bëhen model i një shoqërie të mbaruar luiziane në përhapje të frikshme të sundimit injorancës funksionale.

Në këtë situatë ku batakçi studiosh Televizive masturbohen me njeri-tjeterin për imazhet e një gazetarie që nuk ekziston, sepse të ardhurat dhe pronarët janë nga bota e krimit politiko-mediatik që paguajnë këta karkaritësit “e mendimit të lartë elitar” në prostituimin e banaqeve të darkës, tregon se shoqëria shqiptare është pa vetdije qyteruese. Katunarizmi dhe cubizmi janë bërë legjitimitet institucional sundues në Shqiperi.

Zjarr Tv Ad