Ilir Demaliaj ‘kritika’ Yuri Kim: Ka shkelur rolin e saj si diplomate, nuk mundet të japë urdhëra në oborrin e PD-së

0
2231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publicisti Ilir Demaliaj ka kritikuar ditën e sotme Ambasadoren amerikane, Yuri Kim për ‘urdhrin’ e saj që Sali Berisha të mos futet në parlamentin e ri në shtator, duke theksuar se ajo ka shkelur rolin si diplomate.

Duke folur në një lidhje Skype për Fax News, Ilir Demaliaj e quajti të papranueshme sjelljen e Yuri Kim, e cila sipas tij jep urdhëra në oborrin e PD-së.

Gjithsesi, Ilir Demaliaj e pranon që shpallja non-grata e Berishës është bërë duke pasur materiale në lidhje me këtë dhe jo siç thotë ish-kryeministri për arsye se ai ka mbrojtur kufijtë e Kosovës.

“Shpallja non-grata e Berishës është marrë nga një shtet partner, që ka materiale në lidhje me kete. Nuk mendoj se këtë vendim e kanë marrë siç thotë Berisha, që e kanë marrë për qëndrimet e tij për mbrojtjen e Kosovës, sidomos që tashmë është Biden, një mbështetës i Kosvës. PD sot është pa asnjë fuqi, e shkatërruar në çdo drejtim, dhe kjo falë edhe Berishës. Berisha po bën përpjekje si ai njeriu i zënë me shpatulla pas murit. SHBA-të e kanë mbështetur Berishën edhe duke ditur zullumet e tij në vitet 96/97, dhe megjithatë Berisha largohet si njeriu i goditur rëndë nga vendi që e ka përkrahur. Berisha ka lejuar korrupsionin galopant, kur ai thotë nuk mund të gjeni korrupsion“, tha Demaliaj.

Ai shton se Berisha kot e ka që kërkon të futet në shtator në Parlament, pasi tashmë ai është një pensionist dhe do të tallen me të përshkak të situatës së tij.

“Sigurisht që Ambasadorja luan politikën e shtetit partner. Ambasadorja vjen nga Administrata Trump, që bëri marrëveshjen e 4 dhjetorit. Ambasadorja ka shkelur rolin e saj si diplomate. Ka bërë ultimatum në onborrin e PD. Pavarësisht kush është Sali Berisha, ajo nuk mund të shkojë të bëjë sikur është ajo mbi te tjeret. Të gjithë duam që të ketë transparencë për politikanët. Nuk mund të flasësh për vendosje të sistemit të drejtësisë, sepse Amerika ka drejtesi të barabartë. Nuk është për disa e njerkës dhe disa e nënës. Berisha është një pensionist. Kot shkon në parlament, sepse për mendimin tim do të tallen keq me të në parlament në këtë situatë që është. Ka krijuar një shije të keqe te qytetarët, sepse nuk kanë besim te drejtësia. Qeveria shqiptare është një bande kriminale, ashtu siç ka qenë më parë qeveria Berisha. Ambasadorja bëhet palë me këto. Bëhet palë me krimin“, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad