Ilir Meta dënon shembjen e paligjshme të “Prestige Resort”: Përgjegjësit para ligjit, do paguajnë edhe pasojat financiare

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron shembjen e paligjshme të “Prestige Resort” si një akt terrorist të kryeministrit Rama.

Sipas tij, shembja e resortit ishte një hakmarrje kriminale dhe provë e një regjimi mafioz. Ky krim u shpreh Meta, nuk do të amnistohet ndonjëherë, ndërsa përgjegjësit përveçse do të dalin para ligjit, do të paguajnë edhe pasojat financiare.

“Akti terrorist i Kryeministrit aktual kundër “Prestige Resort” përveçse një hakmarrje kriminale perverse ishte edhe prova më e padiskutueshme e një regjimi mafioz që ka asgjësuar shtetin e së drejtës.

Ky krim nuk do të amnistohet ndonjëherë dhe përgjegjësit e këtij akti skizofrenik jo vetëm do të përgjigjen përpara ligjit por do të paguajnë deri në një pasojat financiare të një akti të tillë banditesk.

Ora e Llogaridhënies po afrohet për bandën në pushtet!”, shkruan Meta në Facebook.

Zjarr Tv Ad