Ilir Meta përballë Erion Veliajt? Kreu i Partisë së Lirisë tregon nëse do kandidojë për Bashkinë e Tiranës

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Ilir Meta është përgjigjur mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” nëse do të kandidojë në pranverë për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Edhe pse është përfolur disa herë, kreu i Partisë së Lirisë duket se nuk ka një synim të tillë.

I pyetur nga Endri Xhafo, nëse do të jetë përballë Erion Veliajt, Meta tha se ambicia e tij është për të rivendosur demokracinë, jo për të marrë ndonjë post “institucional apo pushteti”.

“Së pari gjithë angazhimi im nuk ka patur të bëj me asnjë lloj pozicionimi institucional apo pushteti, ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit. Ishte e qartë që gjithë ato afera po përdoreshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve siç ndodhi në 25 prill, për të deformuar institucionet e për të pasur këto tregues, që janë më negativet krahasuar me rajonin.

Nuk kam këtë lloj ambicie. Nuk është kjo ambicie që më motivon në këtë aksion politik. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë”, u shpreh Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë. Emri i tij në fakt është lakuar dhe më parë si një kandidat i mundshëm i opozitës së bashkuar përballë Erion Veliaj.

Zjarr Tv Ad