Imsi Catcher në burgun e Elbasanit, flet shefi i policisë

0
879
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i policisë së IEVP Elbasan, Shaban Kalemi si dhe Drejtori i ERVP Peqin, Algert Salla kanë dëshmuar sot mbi Imsi Catcher dhe çështjen e përgjimeve të pautorizuara. Në diskutimin e sotshëm në Komisionin hetimor, dy personat e lartëpërmendur shprehen se nuk kanë pasur dijeni për futjen e një pajisjeje përgjuese në këto burgje. Pas pyetjeve të deputetëve të opozitës, Kalemi tha se në burgun e Elbasanit ka një bllok ku regjistrohen hyrje dhe daljet si të njerëzve ashtu edhe të automjeteve dhe në bazë të këtyre regjistrimeve nuk rezulton të jetë futur një pajisje e tillë.
Të njëjtën përgjigje mohuese Kalemi dha edhe për punonjësin e policisë Entiol Xhelili, që sipas opozitës e ka futur këtë pajisje në burgjet shqiptare.

“Nuk kam dijeni nëse është futur pajisje përgjimi në Shqipëri. Nuk jam vënë në dijeni që kjo pajisje të jetë futur në burgun e Elbasanit”, ka deklaruar në komision shefi i policisë IEVP Elbasan.

SEANCA

Dogjani: Disa drejtues janë larguar nga burgu se kanë pasur frikë se po përgjohen.
A mund të futet një pajisje me urdhër të dr të burgjeve dhe të mos regjistrohet?
Pajisja është futur, ju si shef i policisë a mund të na thoni që a është shkelje që është futur? Si mund të futet një pajisje pa regjistruar ose nëse e keni regjistruar a lejohet?

Kalemi: Çdo gjë është e përcaktuar në rregullore. Në rregulloren e përgjithshme të burgjeve çdo gjë veprohet në bazë të kësaj rregulloreje. Nuk është e mundur që të futet një mjet dhe të mos regjistrohet në hyrje të postbllokut. Ka një libër në postbllok për regjistrimin e personave dhe mjeteve. Në dijeninë time nuk ka një gjë të tillë. Unë vihem në dijeni për çdo gjë që hyn dhe del në institucion.

Dogjani: Pra për këtë makinë nën drejtimin e së cilës ishte Entiol Xhelilaj nuk ka regjistrim?
Kalemi: Nuk kam patur takim. Nëse do kishte hyrë ky person do merrte takim ose me mua ose me drejtorin. Në dijeninë time nuk ka hyrë. Nuk kam informacion për këtë problem në IEVP Elbasan. Kam disa vite që punoj aty.

Dogjani: Nga prokuroria jeni thirrur?
Kalemi: Jo, nuk jam thirrur.

Dogjani: Ne kemi informacione të sigurta që një automjet është futur brenda të territorit të burgut Elbasan. Ju keni informacion për pajisje përgjimi? Kemi një rast të ngjashëm në burgun e Fushë-Krujës ku thuhet se është futur një pajisje për monitorimin e ajrit.
Kalemi: Nuk e kuptoj çfarë është kjo pajisje për monitorimin e ajrit.

Noka: Në disa burgje në Shqipëri ka hyrë një BMË ngjyrë e zezë X5 me targë AA380 BD me drejtues Entiol Xhelili, punonjës policie dhe është shënuar sikur ky mjet me këtë punonjës ka hyrë për të matur cilësinë e ajrit. A ka hyrë njeri në burgun ku jeni ju për të matur cilësinë e ajrit?
Kalemi: Jo në dijeninë time nuk ka hyrë.

Çuko: Ju keni filluar në tetor të 2013-ës, a mund të na thoni emrat e personave që kanë hyrë në burgun e Elbasanit nga 2013-a e këtej si dhe targat e makinave?
Kalemi: Jo, nuk mundem.

Zjarr Tv Ad