“Ina Rama ishte propozimi im”, Bamir Topi flet për ish-kryeprokuroren, rrëfen 21 Janarin: Edi Rama ka detyrim të madh, gjyqi politik është lënë në mes

0
299
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

sh-presidenti Bamir Topi ka treguar mbrëmjen e sotme se zgjedhja e Ina Ramës si kryeprokurore ka qenë një propozim i tiji. Ai ka rrëfyer se Rama ka qenë një nga njerëzit që nuk e zhgënjeu asnjëherë për cilësitë profesionale që kishte dhe i demostroi.

“Ishte propozimi mi. Ka qenë një proces konsultimi, ka ardhur propozimi nga më shumë se dy deputetë të qarkut të Durrësit, nga njerëz të vlefshëm, fjala e të cilëve respektohej. U bë pjesë e një konsultimi edhe me kryeministrin. Për hir të së vërtetës është një nga njerëzit që nuk më zhgënjeu asnjëherë në pritshmëritë.

Me integritet të lartë moral dhe profesional dhe me cilësi që ajo më shumë se konsiderata ime i ka demostruar vetë. Një përzgjedhje mbi bazën e parametrave bazal të nevojshëm për të zgjedhur një individ nga shumë të tjerë, kjo ishte arsyeja që ajo u votua në parlament, pavarësisht ngjarjeve. Unë si ish-president ruaj konsiderata më të larta për veprimtarinë dhe profesionalizmin”, u shpreh Topi.

Në një intervistë për “Top Story”, Bamir Topi foli dhe për ngjarjen e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Ish-presidenti u shpreh se kryeministri Edi Rama ka një detyrim të madh për këtë ngjarje dhe arsyen përse nuk e prek gjyqin politik e di vetëm ai.

“Në datë 20, në mbrëmje mblodha trupin diplomatik. Kisha përgatit një fjalim të shkruajtur. Merrja informacione që tensioni po shtohej. Kam dal nga fjalimi dhe jam drejtuar, jo veç për të pasur aksesin për të influencuar trupin diplomatik për situatën që paralajmëronte përplasje. Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo që i ngatërroi ujërat ishte që i konsiderova ngjarje në bulevard se aty ndodhi ngjarja.

Çfarë kisha për të thënë e thashë, ngjarjet erdhën të nesërmen, qëndrimi im ishte i prerë. Prokuroria kishte probleme me marrjen e provave, por këtu filloi dhe shkoi në absurditet.

Kjo është arsyeja pse ia jam drejtuar Ramës kur u bë kryeministër. Kur thoshte që s’kam tagër, por aty është bërë gjyq politik dhe kam mbetur në mes. Gjyqi aty duhet të mbaronte, duhet ta kishin bërë. Unë nuk aludoj fundin e procesit, por është proces i lënë në mes, nuk ka lidhje me institucionet e drejtësisë por me politikën.

Ai që është sot në pushtet ka një detyrim të madh, arsyen pse se prek gjyqin politik e di ai. Nuk aludoj fare, por është detyrë e parlamentit që të kthej kokën pas, që ekziston një komision që nuk ka raport. Në përfundim të raportit kjo është indicia për institucionet e drejtësisë”, u shpreh Bamir Topi, ish-president i vendit në vitet 2007-2012.

Zjarr Tv Ad