Ina Zhupa kundër Bardhit dhe Alibeajt, kërkon që Berisha të mos përjashtohet nga mbledhja e Grupit Parlamentar

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka thënë se asnjë deputet demokratë nuk duhet të përjashtohet nga mbledhja e Grupit Parlamentar, përfshirë edhe Sali Berishën.

Sipas saj, tashmë ka ardhur momenti që demokratët të ulen bashkë dhe të diskutojnë, për të shkuar më pas drejt bashkimit.

“Propozimi im siç e cituat edhe ju është që ne duhet të ulemi me njëri-tjetrin të gjithë bashkë që janë 52 deputetë të dalë nga listat tona dhe 7 nga partitë aleate. Gjithë ideja ime dhe gjithë propozimi im është se ne kemi nevojë të flasim dhe të gjejmë zgjidhje për të shkuar tek bashkimi. Unë mendoj se të dyja palët të ndalojnë një moment nga retorika që kanë përdorur deri tani dhe të mendojmë si një palë si PDSH. Kjo nuk do të thotë që të zhbëjmë në moment çdo veprim, por ta diskutojmë nëse është vendimmarrje e duhur përjashtimi apo jo, zgjedhjet nëpër struktura, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë pasi nuk ka pastaj formulë bashkimi”, tha Zhupa në Abc.

Deklarata e Zhupës vjen pasi kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ftoi të gjithë deputetët e PD në mbledhjen e grupit që do të zhvillohet ditën e enjte para nisjes së seancës plenare, me përjashtim të Sali Berishës.

Pas deklaratës së Alibeajt reagoi edhe Berisha, i cili tha se do të marrë pjesë në mbledhje. Ish-kryeministrit iu përgjigj Gazment Bardhi, që tha se askush nuk mund të imponohet, ndaj duhet të jetë Grupi Parlamentar që do të vendosë nëse një “non grata” duhet të jetë pjesë e tij ose jo.

Zjarr Tv Ad