Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i Shtetit shpreh vlerësimin e të qenit pjesë në vendosjen e emrit të Ismail Qemalit në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz.
“Me rastin e 100-vjetorit të kalimit në përjetësi të patriotit të madh, burrit të ndritur dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali, u ndjeva sot jashtëzakonisht i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të tij në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz.
Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit në shërbim të çështjes shqiptare, forcimit të identitetit kombëtar dhe themelimit të shtetit modern, meriton të gjithë nderimin e respektin tonë të pakufijshëm, si komb, shoqëri dhe institucione”, shkruan Meta.