“Inceneratorët e bëjnë Ramën zëfikur”, Vasili: SPAK shko në zyrën e Ramës boll ju shmange detyrës. Mali i dokumenteve është aty

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i bën apel SPAK-ut të hetojë kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve. Vasili shkruan se Rama & Qeveri kanë paguar dhjetëra milionë euro për tre Inceneratorë të pa ndërtuar. Sipas tij, Rama “që u bën moral të gjallëve e të vdekurve dhe që shet dëngla gjoja parimore edhe Europës e Botës kur vjen puna tek Inceneratorit ikën, ikën dhe vetëm ikën e shmanget si djalli nga temjani”. Për Vasilin, mali i fakteve dhe dokumenteve është aty si shpata e demokleut për Ramën që përdridhet, por nuk shpëton dot.

POSTIMI I PLOTË
Po pse Ramës gjithmonë i fiket zëri tek INCENERATORET!
Rama ky shkollëpaktë që çirret, ulërin, klith, murmurit, aktron, xhestikulon për lloj-lloj temash pa asnjë vlerë, kur vjen çështja tek INCENERATORET i fiket zëri. Nga Inceneratorët, përmes Inceneratorëve dhe nga oktapodi i i Inceneratorëve janë grabitur qindra milionë euro. Rama & Qeveri kanë paguar dhjetëra milionë euro për tre Inceneratorë të pa ndërtuar. Rama vetë & Qeveri i kanë vënë firmat aferës së paligjshme të Inceneratorëve dhe kanë përgjegjësi të rënda përpara ligjit.

Rama & Qeveri kanë grabitur para të Inceneratorëve përmes pleqve në azil, të vdekurve, atyre që mbledhin kanoçe, barinjve etj. Rama & Qeveri i kanë hapur autostrada rrëmbimit të milionave përmes evazionit fiskal duke mos mbyllur sytë me qëllim. Po për Inceneratorët Rama ky ulëritësi i madh mbetet pa zë, i mbaron, i fiket krejt zëri. Ky që hidhet e përdridhet si llafazan rrugësh nëpër podiume, që përdredh zërin e trupin nëpër mikrofona, që shan të madh e të vogël, pikërisht ky tek Inceneratorët shuhet krejt. Ky që u bën moral të gjallëve e të vdekurve dhe që shet dëngla gjoja parimore edhe Europës e Botës kur vjen puna tek Inceneratorit ikën, ikën dhe vetëm ikën e shmanget si djalli nga temjani.
Inceneratorët e bëjnë Ramën zëfikur, zëmbaruar, zëshuar.

SPAK shko në zyrën e Ramës boll ju shmange detyrës, shko që edhe zëfikurit Rama t’i vijë prapë zëri dhe të tregojë hajdutërine në krye të së cilës është vetë. Mali i fakteve dhe dokumenteve është aty si shpata e demokleut për Ramën që përdridhet, por nuk shpëton dot. INCENERATORET janë halli pa shpëtim i Ramës, me zë apo pa zë do përgjigjet deri në një për grabitjen më të tmerrshme, që iu është bërë shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad