Deputeti i PD, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv se ka patur një censurë konstante në lidhje me çështjen e inceneratorëve ndërsa theksoi se janë blerë një sërë televizionesh.
Këlliçi deklaroi se një ditë më parë, teksa dëshmonte në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama kërcënoi njerëzit që ka afër vetes duke thënë ‘kush nuk më mban mua, ta harrojë se do e mbaj’.
“Ka patur një censurë konstante në lidhje me inceneratorët. Janë blerë një sërë TV, të paktën kanë qenë gazetarët kurajozë që kanë patur mundësinë dhe kanë qenë koherentë në qëndrimin e tyre.”-tha Këlliçi.
Deputeti i PD u shpreh se ka qenë i paditur nga Mirel Mërtiri, me dy padi të cilat janë rrëzuar nga gjykata.
“Unë kam qenë i paditur vetë nga Mirel Mërtiri, me dy padi, të cilat janë rrëzuar nga Gjykata dhe ai nuk vjen. Fati im që nuk u dha vendimi para se të shpallej në kërkim, se ndryshe do të dënohesha edhe unë me paratë e inceneratorëve, jam i bindur.”- tha ai.
Këlliçi deklaroi se kjo se thellësia e kësaj afere shkon përtej vjedhjes, edhe me kapjen e medieve përmes parave që duhet të shkonin për pastrimin e qytetit, por që kanë shkuar për reklama e bileta avioni.