Inceneratorët/ Lubonja: SPAK do e përmbushë misionin e tij, t’i shërbejë Ramës

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Afera e inceneratorëve ka qenë sot kryefjalë e diskutimit në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.

Gjatë fjalës së tij, analisti Fatos Lubonja tha se SPAK do e përmbushë misionin e tij, që t’i shërbejë Ramës. Ndërkohë, Zheji tha se ajo që pret nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët është vetëm sensibilizimi që ai do të sjellë te opinioni publik dhe presioni ndaj SPAK.

Është bërë zullumi aq i madh sa nuk e mbulojnë dot. Do ndodh diçka. Kur zullumi bëhet i madh, populli reagon. Ndaj këtij zullumi të madh, Rama ka marrë masat e tija për t’u mbrojtur. Një nga format është lëshimi i ndonjë peshku. Ka njerëz që unë dyshoj, po pse? Kam parë fakte që më bëjnë të mosbesoj.

Nesër mund të kapet dhe presidenti, siç e shohim. Në këtë instalim regjimi, opozita duket më e dobët siç ka qenë. Jemi më të rrezikuar. Do uroja të shpresoja më tej, por prova finale është se siç thotë populli; mbaron fjala, gjykon palla. Në Gjykimin tim SPAK do e përmbushë misionin e saj, që t’i shërbejë regjimit të Edi Ramës. Jemi në një fasadë demokratike. SPAK do i adoptohet kësaj situate dhe do të futet ndonjë për të mbuluar krimin e madh, për të bërë spektakël. Futet një në burg psh me 3 mln.

Zjarr Tv Ad