Inceneratorët/ Tabaku pas takimit me Arben Krajën: E mbështesim SPAK-un dhe po mundohemi t’ia lehtësojmë punën duke bërë provat transparente

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediave jashtë SPAK pas takimit me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.

Tabaku tha se takimin e kishte kërkuar vetë këtë takim, teksa tha se do të hetojnë për këdo që ka përgjegjësi për aferën e inceneratorëve.

“Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjera do duhet t’i luajë SPAK. Ju sigurojë që deri më sot nuk ka asnjë cënim të kompetencave përkundrazi po mbështesim SPAK dhe po mundohemi t’ia lehtësojmë punën duke bërë provat transparente.

Ky takim u kërkua nga mua duke pasur parasysh të gjitha bisedimet që janë kryer në komisionin parlamentar hetimor. Të tjerat do i them në komision. S’do paragjykojmë punën e askujt”, tha ajo ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad