Incident në veri të Mitrovicës, konfliktohen ndërmjet tyre komisionierët serbë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në të gjithat e Kosovës janë hapur me kohë vendvotimet për të gjithë qytetarët. Vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi, përveçse në Mitrovicën e veriut. Në Zveqan dhe Leposaviq procesi i votimit ka filluar me vonesë pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes tyre për mënyrën e votimit.

Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës.

Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejte vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues. Qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë, njofton gazeta Expres

Sipas menaxherit të qendrës, Arben Gjikolli, 93 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur në një prononcim për T7 live nga Mitrovica e Veriut për incidentin për të cilin u raportua në këtë pjesë të Kosovës. Rakiq fillimisht ka ftuar serbët e Kosovës që të dalin masivisht në votime, për një jetë më të mirë.

“Qysh keni mujt me pa serbët e Mitrovicës kanë dale masivisht per te votuar, po dalim për një jetë më të mirë për ta ngritur zërin”, ka thënë ai.

Ai ka folur për një incident që ka ndodhur sot në Zveqan dhe Leposaviq, për shkak se komisionerët janë përplasur për mënyrën e votimit. Rakiq tha se të gjithë ata që kanë emrat në listë duhet të votojnë, por shton se nuk e kupton pse nuk mund të votohet me letërnjoftim serb.

“Secili duhet ta kuptoje që emri i kujtdo që është në listë duhet të votojëu, nuk e kuptoj pse nuk guxon të votojë me letërnjoftimin serb, kur emri i atij personi figuron në listë”, ka thënë Rakiq drejtpërdrejtë në T7.

Zjarr Tv Ad