Incineratorët grup i strukturuar kriminal që ka drejtues Edi Ramën

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Endrit Braimllari

Edi Rama, Ministrat, Kryetarët e Bashkive të gjithë të përfshirë në skandalin më të madh korruptiv në vend atë të incineratorëve.

Si kurrë më parë ditën e djeshme kryeministri i vendit nuk ishte prezent në parlament për tu ballafaquar me hajdutërinë më të madhe në vend e cila e përfshin drejtpërdrejt atë, Erion Veliaj dhe të gjithë ministrat e tij.

Kryeministri zakonisht flet nga tre orë në seanca plenare, por dje e kishte gojën e mbyllur nga kallëzimet e LSI, sepse e di shumë mirë që përgjegjësia e korrupsionit më të madh në historine e vendit të incineratorëve nuk është individuale por kolektive si një grup i strukturuar kriminal që ka një drejtues që quhet Edi Rama.

LSI do të vazhdojë të bëjë publike fakte të tjera të skandalit më të madh korruptiv në vend dhe nuk do të ketë seancë plenare apo shoë mediatik që të shpëtojë nga pergjegjesitë ty, ministrat e tu dhe kryetarët e bashkive.

Zjarr Tv Ad