Indeksi i Çmimeve të Konsumit-Dhjetor 2018

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Dhjetor 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 1,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 20,5 %, në krahasim me Nëntor 2018. Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u ulur me 1,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe rritur me 6,9 %, në krahasim me Nëntor 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 38 mld lekë, duke u ulur me 1,0 %, krahasuar me Dhjetor 2017 dhe rritur me 32,6 %, në krahasim me Nëntor 2018.

Në vitin 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 310 mld lekë, duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 641 mld lekë, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 331 mld lekë, duke u ulur me 6,3 %, krahasuar me 2017.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Ulja vjetore e eksporteve prej 1,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -2,1 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij viti janë rritur me 13,7 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +4,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +2,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me -0,1 pikë përqindje. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Ulje vjetore e importeve prej 1,3 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,3 pikë përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -1,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +2,4 pikë përqindje.

Në vitin 2018, importet janë rritur me 2,4 %, krahasuar me vitin 2017. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve janë: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Ushqime, pije, duhan” me -0,04 pikë përqindje. Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere Në muajin Dhjetor 2018, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Dhjetor 2017 janë: Kosova (44,5 %), Spanja (9,9 %) dhe Gjermania (7,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-11,3 %), Greqi (-2,8 %), dhe Maqedoni (-9,6 %). Gjatë këtij viti, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,1 %), Kosova (29,5 %) dhe Spanja (61,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina (-32,2 %) dhe Ukraina (-45,9 %). Në muajin Dhjetor 2018, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2017 janë: Turqia (31,8 %), Kina (6,1 %) dhe Greqi (12,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-12,9 %), SHBA (-12,9 %) dhe Spanja (-26,3 %). Gjatë këtij viti, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (6,7 %), Kina (8,7 %) dhe Greqia (4,5 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-2,2 %), Gjermania (-2,3 %) dhe Zvicra (-23,3 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 61,2 %, të gjithë tregtisë. Në Dhjetor 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,7 %), Kina dhe Greqia (7,3 %), dhe Turqia (7,1 %). Shkëmbimet tregtare, për vitin 2018, me vendet e BE zënë 65,9 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Dhjetor 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34,1 %), Greqia (6,9 %), Gjermania (6,6 %) dhe Kina (6,3 %).

Zjarr Tv Ad