India do mbërrijë në Hënë në shtator

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

India ka njoftuar se misioni i saj Chandrayaan-2 në Hënë do të fillojë në mes të 9-16 korrikut të këtij viti.

Ky do të jetë misioni i parë i Indisë në sipërfaqen e Hënës dhe do të synojë të vendoset në polin jugor të saj, një territor i pashkelur aktualisht. Shkëmbinjtë në këtë rajon hënor mendohet se janë katër miliardë vjeçarë dhe mund të sigurojnë një burim të çmuar energjie bërthamore.

Të gjitha misionet e tjera në Hënë janë ulur pranë ekuatorit. Dhe kjo është hera e parë që do ulet një mision në polin jugor.

Misioni pritet të prekë sipërfaqen hënore deri në fillim të shtatorit.

“Po përgatitemi për nisjen e Chandrayaan-2 në datën 9 korrik deri në 16 korrik. Pritet të ulet në Hënë më 6 shtator,”-tha ISRO.

 

Zjarr Tv Ad