Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
India ka mohuar se kryeministri Narendra Modi i kërkoi presidentit të SHBA Donald Trump që të ndërmjetësojë në konfliktin e gjatë të Kashmirit me Pakistanin.
Ministria e jashtme indiane tha se asnjë kërkesë e tillë nuk ishte bërë, duke shtuar se të gjitha çështjet me Pakistanin diskutoheshin vetëm në mënyrë bilaterale”.
Pretendimet erdhën pasi Trump priti kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan në Shtëpinë e Bardhë.
Si India dhe Pakistani pretendojnë të gjithë Kashmirin, por kontrollojnë vetëm disa pjesë të tij.
Dy luftra janë zhvilluar mes shteteve fqinje mbi territorin e shumicës myslimane dhe tensionet filluan sërish në shkurt, duke çuar në sulme ajrore ndërkufitare.
Trump pati takimin e parë kokë më kokë me Khan të hënën në Zyrën Ovale.