Indrit Hoxha: Shqiptarët do arrijnë paqen sociale kur krimet e komunizmit të dënohen plotësisht

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha, ka publikuar në faqen e tij në facebook një dokument që është firmosur nga Ish Presidenti Berisha. Në këtë dekret u janë hequr dekoratat dhe titujt e nderit drejtuesve të diktaturës komuniste.

Sipas Hoxhës, “ata nuk ja falën kurrë Berishës këtë akt duke e vijuar sfida me trashgimtarët e tyre”.

Ja postimi i plotë:

Akti i parë i vendosjes se drejtësisë në vend ishte çmitizimi i monstrave të komunizmit.

Sali Berisha, në cilësinë e Presidentit të Republikës, ndërmori aktin e madh të heqjes së dekoratave dhe titujve të xhelatëve komunistë për aktet çnjerzore dhe genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve.

Për këtë arsye ata nuk ja falën kurre Sali Berishës ekspozimin e tyre duke vazhduar betejën me trashëgimtaret e tyre.

Shqiptarët do të arrijnë paqen sociale vetëm kur krimet e tyre të ekspozohen dhe denohen plotësisht.

Zjarr Tv Ad