Inflacioni në nëntor 1.4%, niveli më i ulët i vitit

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2018 është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,6 %, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4 %, “Transporti” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga 1,6 %, secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,2 %, “Komunikimi” me 0,5 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Veshje dhe këpucë” shënuan ulje respektive me 0,7 % dhe 0,3 %. Në muajin Nëntor 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është – 0,5 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 1,4 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3 %, “Shëndeti” me 0,2 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënuan rritje me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %, “Transporti” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga 0,2 % secili , etj.

Zjarr Tv Ad