Iniesta tregon emocionet e ndeshjes që luajti kundër Barcelonës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ditën e djeshme u luajt ndeshja midis Barcelonës dhe japonezëve të Kobe Visel, me këta të fundit që kanë në ekipin e tyre një legjendë të katalanasve si, Andres Iniesta.

Në një intervistë pas ndeshjes Iniesta është shfaqur i emocionuar, teksa u shpreh: “Ishte e çuditshme dhe e veçantë të përballesha me ish-ekipin tim. Por, sapo fillon ndeshja duhet të shqetësohesha vetëm për të luajtur dhe për të dhënë një imazh të mirë për veten. Unë jam i gëzuar dhe e kam shijuar këtë ndeshje.

Në përgjithësi nuk mendoj se ishim keq në lojën tonë, por ka qenë një ditë e veçantë, dhe jam shumë i lumtur për këtë. Nuk më vjen keq, kjo është diçka shumë e bukur. Por, do të doja të kisha dëshirën dhe forcën që të vazhdoja të luaja me Barçën”, u shpreh mesfushori spanjoll.

 

 

Zjarr Tv Ad