INSTAT sulmohet nga hakerat: Të dhënat e Censit …

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave ka rënë pre e një sulmi nga hakerat.

Përmes një njoftimi për mediat INSTAT bën me dije se një ditë më oarë sistemet e saj informatike kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar.

“INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokollet e emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore. Aktualisht, nga ekzaminimet e para të kryer nga ekspertët e Teknologjisë së Informacionit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. Përgjigja e menjëhershme e INSTAT përfshin ndihmën e ekspertëve kombëtarë të sigurisë kibernetike, të cilët po bashkojnë burimet e tyre për të kryer një hetim të hollësishëm mbi këtë sulm. Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimin e shkaqeve themelore të sulmit, vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

INSTAT sqaron se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Zjarr Tv Ad