Skuadra e Interit ka zhvilluar miqësoren e dytë presezonale përballë skuadrës së Monakos.
Zikaltërit barazuan në këtë sfidë me rezultatin 2-2 duke përmbysur dy golat e shënuar fillimisht nga skuadra e Monakos me Golovin dhe Ben Yedder.
Ashtu si në sfidën e parë përballë Luganos ku dha asistin për golin e parë të sfidës edhe në këtë ndeshje Krisjan Asllani ka qënë protagonist absolut. Mesfushori e nisi si titular këtë takim dhe ishte pikërisht një harkim i tij nga kornia që solli golin e parë për Interin në fundin e pjesës së parë të kësaj sfide.
Ndërkohë në pjesën e dytë Asllani shenoi edhe golin e barazimit, duke marrë menjëherë rolin e protagonistit tek Interi.
Lojtari u ble per tu përdorur si zëvendësues i Brozovic por mesa duket ka filluar ta bëjë me dhimbje koke trajnerin Inzaghi. Pasi nëse shqiptari vazhdon me këto paraqitje do të duhet patjetër ti gjendet një vend si titular në skuadër.