Muci e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri, shënon golin vendimtar për Legian

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kampionati i futbollit në Poloni ka ngritur siparin ditën e djeshme me takimet e para për sezonin e ri.

Skuadra e Legias së Warshavës ku aktivizohen dy ish futbollistët e Tiranës Ernest Muci dhe Jurgen Celhaka e ka luajtur takimin e parë në transfertë përbëllë Korona Kielce. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ndërkohë në minutën e 61-të të pjesës së dytë skuadra e Legias ngeli me 10-të futbollistë pas daljes me të kuq të Wieteska. Megjithatë ishte pikërisht Muci që në të 72-tën  minutë që kaloi në avantazh skuadrën e tij duke shënuar edhe golin e parë sezonal për polakët.

Por vetëm 10-të minuta më vonë vendasit do të barazonin me Lukowskin  me rezultatin që do te mbetej i pa ndryshuar deri në fund të takimit.

Sulmuesi i Kombëtares u zëvendësua vetëm në minutën e 97-të, Ndërsa Celhaka nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë takim.

Zjarr Tv Ad