Dybala largë Interit, skuadra tjetër italiane hidhet në sulm për transferimin e futbollistit

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ardhmja  e Paulo Dybalasë është lidhur me skuadrën e Interit gjatë gjithë kësaj merkatoje.

Megjithatë që të kryhet ky transferim zikaltërit duhet të pun ojnë më tepër për merkaton në dalje pasi reparti ofensif është i tejmbushur. Njëri midis Dzekos, Correas dhe Sanchez duhet të lënë skuadrën në mënyrë që transferimi i argjentinasit në Milano të mos haste problem.

Në deklaratat e fundit Marota dhe Zaneti nuk e kanë përjashtuar mundësinë për tranferimin e Dybalas por janë shprehur qartë se pa shitje nuk mund të ketë afrime të tjera.

Kjo ka bërë q ëish mesfushori i Juventusit të humbas durimin dhe të shoh opsione të tjera. Roma është një nga destinacionet e mundshme të argjentinasit, kryeqytetasit i kanë bërë një ofertë prej 6-të million euro në sezon plus bonuset.

Kjo ofertë duket se e ka future në mëdyshje futbollistin dhe priten zhvillime në ditët në vijim.

Zjarr Tv Ad