Luiza Gega nuk di të ndalet, kualifikohet per finalen e 3000 metrave

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiza Gega është pa dyshim një nga atletet më në formë të momentit dhe jo vetëm. Kampionia Kuqezi vijon të shkruaj historinë në atletikën shqiptare me rezultatet e arritura gjatë karrierës së saj.

Gega ka arritur të kualifikohet për në finalen e 3000 metrave me pengesa në Kupën e Botës që po mbahet në Oregon në SHBA. 33-vjecarja bëri një paraqitje të shumë të mirë në kualifikuese, duke konfirmuar edhe një herë tjetër formën e saj të shkëlqyer.

Ajo arriti të dal e treta në baterinë 2 të kualifikueseve duke regjistruar kohën 9:14.91, duke prerë kështu biletën për në finalen e madhe.

Në 21 korrik ora 04:45 me orën shqiptare, do të jetë gara e finales, aty ku atletja jonë synon vendosjen e një tjetër rekordi kombëtar.

Zjarr Tv Ad